Rezultati i gjysmëmaratonës së Tiranës për femra ka sjellë një surprizë jo të këndshme sa i përket momentit të finishit.

Një nga atletet keniane ka kaluar vijën e finishit përpara Luiza Gegës, por rezultati në podium ishte i anasjelltë, pra kampionia shqiptare ishte fituesja e gjysmëmaratonës së Tiranës pavarësisht se finishin e ka kaluar e dyta. Kjo ka sjell një konfuzion tek momenti i podiumit. Megjithatë, trajneri i Luiza Gegës Taulant Stërmasi tregon se çfarë ka ndodhur.

“Gara ka filluar jashtë parashikimeve rreth 5 minuta përpara dhe ne nuk ishim ende gati, madje askush nuk na tha nëse duhet të bëheshim gati pasi gara ishte parashikuar të fillonte në orën 9 jo në 9 pa 5”, thotë Taulant Stërmasi, trajneri i Gegës.

Megjithatë sekretari i përgjithshëm i federatës së atletikës, ka shkrepur pistoletën Dionis Nikolini ka shkrepur pistoletën, e cila ka sjellë konfuzion tek amatorët e sportit të atletikës. Presidenti i federatës shqiptare të atletikës, Gjergj Ruli ka sqaruar edhe një herë procedurën.

“Pistoleta në këtë kategori garash nuk është si në garat e shpejtësisë që lidhet me kohën e kronometruar që kur shkrepet edhe starton kronometrin. Në këtë garë pistoleta është një thirrje për start. Ishin 2500 vrapues nuk mund t’i vendosnim të gjithë në një vijë të drejtë”, shprehet Gjergj Ruli, president i Federatës së Atletikës.

“Gjithsesi koha e kronometruar në këto gara fillon në momentin kur kalon në vijën e startit pasi secili sportist ka një chip me GPS që starton kronometrin sa kalon startin dhe ndalon në finish”, shprehet trajneri.

Kompania që bën matjen e kohës është e njëjta që organizon disa maratona në të gjithë Evropën dhe në bazë të kohë së regjistruar nga chipi që është e padiskutueshme, Luiza Gega ka startuar garën 58 sekonda pas atleteve kenine dhe e ka përfunduar disa dhjetëra sekonda përpara tyre. Ky kronometrim është e vetmja pasqyrë zyrtare që rendit pjesëmarrësit në këtë garë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA