Departamenti i antidrogës së Igumenicës ka sekuestruar një sasi prej 115 kg kanabis sativa, gjatë një operacioni të zhvilluar në vendin Rajo, në afërsi të kufirit me Shqipërinë.
Sipas burimeve policore, në pranga ka rënë një 48-vjeçar, shtetas grek, i cili u arrestua në flagrancë gjatë aksionit.
Në automjetin e trafikantit, i cili kishte mbërritur në territorin grek nëpërmjet pikës së kufirit të Qafë Botës, u gjetën të fshehura në tapicerinë dhe dyshemenë e automjetit, 115 kg kanabis.
Për të shmangur kontrollet, 48-vjeçari, i cili është me origjinë nga shqiptare, kohët e fundit kalonte shpesh në doganën shqiptare, nën maskimin se kthehej në vendin e origjinës.
Autoritetet policore thanë se 48-vjeçari do ta dërgonte drogën në Athinë, ku edhe do t’i dorëzohej anëtarëve shqiptarë të një organizate të drogës.
Në aksionin e zhvilluar në aksin që lidh Kapshticën me Korçën, u gjetën të fshehura në një automjet, në bordin e të cilit udhëtonin dy shtetas shqiptarë, një sasia prej 58 kg kanabis. Policia arrestoi dy shtetas shqiptarë, 59 dhe 29 vjeç.
Prej hetimeve rezultoi se ndaj 29-vjeçarit ishte dhënë masa e ndalimit të kalimit në zonën Shengen.
Edhe kjo ngarkesë do të dërgohej në Athinë.
Top Channel