Debati politik është zhvendosur sërish në rrjetet sociale këtë të hënë, teksa Basha përmes Facebook shprehet se Rama mbron e lartëson krimin e kriminelët, kryeministri ka reaguar përmes “Twitter-it”.

“Lëri reagimet trimërore si ato të kënduarat natën për të larguar gogolat. Ty s’të ka lidhur asgjë me kriminelët? Ti je artist. Tani tregoju shqiptarëve kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra jote tek gazetari. Ah,mos harro kamerat e Krujës para se të flesh prapë”, shkruan Rama në Twitter”.

Pak orë më pas kreu i PD ka reaguar ndaj Ramës duke i kërkuar atij që të publikojë ekspertizën e videos ku “Dëshmitari X” dëgjohet teksa flet me një person tjetër, që sipas Albert Veliut është vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

“Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. Shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”. Pse i vonon?! Nxirri tani!”, shkruan Basha në Twitter.

Top Channel