Gjykata Penale në Maqedoni ka konfirmuar masën e dënimit në procedurën e ndarë për ish ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska në rastin “Tanku”.

Penalja konfirmoi dënimin me 6 vite burg për ish ministren Jankulloska, raporton Televizioni Alsat.

Gjykata e Apelit më 5 tetor në rastin “Tanku” shqyrtoi dënimin me 2 vite burg për ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

Ndërsa Gjykata e shkallës së dytë kishte ulur për 2 vjet dënimin për Gjoko Popovskin i dënuar po për të njëjtën vepër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA