Fiks fare denoncoi një skandal në zyrën e Hipotekës në Bilisht, ku një përgjegjëse i merr një qytetari 200 mijë lekë në zyrën e shtetit për t’i bërë aktet e ekspertimit për tokat që do regjistronte. Zyrtarja u filmua nga qytetari dhe gazetarët e Fiksit teksa i jep zgjidhje sorollatjes 3 vjeçare të një qytetari, vetëm pasi ai e pagoi. Punonjësja i mori përsipër që të përgatiste privatisht edhe plan rilevimet e pronës, për tokat që qytetari donte të regjistronte.

Në qershor 2018, një qytetar që kishte shtëpi banimi në fshatin Sinicë të Devollit, u ankua se përgjegjësja e Hipotekës së Bilishtit, Valbona Beshi, i ka kërkuar 300 mijë lekë për t’i bërë aktet e ekspertimit. Këto akte i përgatiste bashkëshorti i saj, Gazmend Beshi. Në atë kohë, Fiksi nuk arriti që të “kapë” përgjegjësen, teksa pas transmetimit të asaj kronike, zyra qendrore reagoi dhe orientoi qytetarin që t’i drejtohej gjykatës ose bashkisë për procedurat. Po në atë kohë, Hipoteka pohoi se Valbona u largua nga drejtimi i zyrës dhe u emërua si përgjegjëse e zyrës së hartografisë.

Por, disa muaj më pas, në Fiks Fare u ankua një tjetër banor i Bilishtit, i cili tha se prej tre vitesh sorollatet nga hipoteka. Gëzim Agastra thotë se ka shkuar disa herë në Hipotekën e Bilishtit, dhe pasi ka kaluar dy drejtorë, prona i del mangut 3 mijë e 100 e 40 metra. “Kam takuar në Hipotekë një Valbona Beshi, që sot nuk e di ça është, a drejtoreshë a një gjë. Më ka thënë pa marrë inxhinier nuk zgjidhet kjo punë. Më drejtuan fillimisht në Bashki, takova sekretaren. Në moment vjen kryebashkiaku dhe më thanë që inxhinier topograf, kur të na dërgoj Edi Rama, do t’i bëjmë falas. Unë një e kam bërë me një inxhinier nga Korça, është i licensuar. Këtë akt e bëra se më ka thnë Valbona Beshi, se desha të bashkoj pronat e babait” thotë Gëzimi.

Më tej shton se i kanë thënë që të mos lodhet kot. “Më thanë, jo 3 vjet, po 13 vjet, po është filanja atje bëji te i shoqi, e ka Gazi, Gazi Beshi. Zonja Valbona e ka burrë këtë. E hoqën e vunë, ka ngrënë drejtora sa të duash. Nuk e di, po ma zgjidhet ju si Fiks, s’ma zgjidhët këto që janë, do t’i vras fëmijët. Do zihen” përfundoi Gëzimi.

Pas ankesës, qytetari, bashkë me gazetarët e Fiksit shkuan në zyrën e Hipotekës dhe takuan zonjën Valbona, ku i thotë se ka mangut tokën. Ajo i thotë se duhen bërë skicat dhe do t’i rregullojë ajo të gjitha. I kërkon që të shkojë pas dy ose tre ditësh.

Qytetari shkon pas disa ditësh dhe përgjegjësja i thotë se këto skica mund të bëhen me inxhinierë dhe i thotë se duhet të bëjë disa akte. Ajo i thotë se këto skica bëjnë 200 mijë lekë. Qytetari i thotë te kush do t’i bëjë, ndërsa ajo i përgjegjet “te Gazi (bashkëshirti)”. Madje, i thotë se do i thojë ajo vetë, ndërsa bën edhe pazarin, ku 1 skicë bën 40 mijë lekë të vjetra. Ajo i merr numrin e telefonit dhe lënë një takim tjetër.

Fiksi shoqëron sërish qytetarin në zyrën e Hipotekës së Bilishtit, teksa në takimin e tretë qytetari i kërkon nëse i ka bërë apo jo këto skica. Ajo i përgjigjet se të gjitha skicat bëjnë 600 mijë lekë të vjetra. “S’ka pse vjen atje (bashkëshorti) tani i kam gati. Do t’i rregullojmë këto, pastaj kur të vish me datën 28 do t’i kesh gati” i thotë Valbona qytetarit.

Në takimin e katërt, të dy lënë takim për të nesërmen. Të nesërmern, qytetari shkoi në Hipotekë dhe ajo i la takim pas 45 minutash. Më pas, i jep dokumentet dhe orienton qytetarin që të bëjë një deklaratë personale te noteri. Qytetari e pyet përgjegjësen për koston e skicave të inxhinierit. “Katër që venë 200 (mijë)”, i thotë ajo. Qytetari i thotë se nga 50 ia llogariti dhe ajo i thotë që 1 ia ka lënë veç. Më pas, qytetari i numëron lekët, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 (50 mijë lekëshe).

BISEDAT MES PËRGJEGJËSES VALBONA BESHI DHE QYTETARIT

Dita e parë
Qytetari – Më jep një rrugëzgjidhje si të bëj?
Punonjësi e ZRPP – Mirë apliko atëherë.
Qytetari – Tani më jep rrugëzgjidhje si të bëj unë?
Punonjësja e ZRPP – Ti shikoj me vëmendje kështu një ditë, të shkoj lartë një ditë tjetër të them këtë ke në rregull.
Punonjësja e ZRPP – Ti shikoj njëherë e pastaj të them. Po dole një ditë tjetër se sot nuk i kontrolloj të gjitha, të hënën ti kontrolloj mirë se çfarë kanë edhe kush mund të …
Qytetari – Po sorollatem ka tre vjet
Punonjësja e ZRPP – E mirë po thonë që bëhen, skicat do ti bësh s’ke ça bën.
Qytetari –Po skicat i bën nëqoftëse i kam gabim do ti bëj, po është kosto e lartë ti Bona, shumë kosto e lartë. Tani mundësisht po të kesh mundësi mos më sorollat.
Punonjësja e ZRPP – E vetmja gjë që mund të them ti mundet ti rregullosh.

Dita e dytë
Punonjësja e ZRPP – Nuk do heqësh asgjë gjë, thashë mund të rregullohen këto.
Qytetari – Me inxhinier bëhet?
Punonjësja e ZRPP – Me inxhinier se i pashë kanë mundësi për tu rregulluar.
Qytetari – Po venë shumë mo Bona
Punonjësja e ZRPP – Lidhesh me…
Qytetari – Llogarite sa merr topografi.
Punonjësja e ZRPP – Ti do të bësh 1, 2, 3, të babit.
Qytetari – Një të babit venë katër…
Punonjësja e ZRPP – Po kaq 200 000 lekë kaq të bëjnë. Katër me 50, 200 kaq të bëjnë.
Qytetari – Po tani, te cili do t’i bëj këto?
Punonjësja e ZRPP – Të Gazi (bashkëshorti)
Qytetari – Ka certifikatë?
Punonjësja e ZRPP – Po ka.
Qytetari – Po ku ta gjejë Gazin?
Punonjësja e ZRPP – Po ja them, ja them unë.
Qytetari – Po sa e bën njërin ai?
Punonjësja e ZRPP – Po të thashë, ja 1, 2, 3, 4 me 50, 200 (mijë lekë)
Qytetari – Me 50 (mijë)? Kur të vij unë?
Punonjësja e ZRPP – Më jep numrin e telefonit të marrë unë.

Dita e tretë

Punonjësja e ZRPP – Ti e di bëj, lëre si të duash, 2900 metra…
Qytetari – 2900 metro , 100 metro më pak hajde munde ta lemë këtë.
Punonjësja e ZRPP – Si të duash?
Qytetari – Po lerë është me kosto tani.
Punonjësja e ZRPP – Po prandaj po të them.
Qytetari –Po llafos, sa?
Punonjësja e ZRPP – Në qoftë se ta lejë, e di si është puna kostoja është 60 000 lekë, ama 60 000 lekë e rregulloj. Ok, ti rregullojë unë këto, pastaj kur të vish me datën 28 ti kesh gati, mirë?
Qytetari –Në rregull.

Dita e katërt

Qytetari – Bona mirë, ç’bën mo?
Punonjësja e ZRPP – Ti sjell nesër unë
Qytetari – Kur?
Punonjësja e ZRPP – Nesër ti sjellë.
Qytetari –Ti e di.
Punonjësja e ZRPP – Ti sjellë nesër?
Qytetari – E mirë, mirupafshim.

Dita e pestë
Qytetari – Bona?
Punonjësja e ZRPP – Vërtitu nja një çerek ore, do t’i sjellë.
Qytetari – Mos më vono

Pas 45 minutash, punonjësja e ZRPP e merr në telefon

Punonjësja e ZRPP – Kjo është për ty, që do të bësh deklaratë personale, këtu ja të shënoi unë.
Qytetari – Bëhet tek noteri?
Punonjësja e ZRPP – Te këta, meqenëse janë me nga një kopje dhe mos thotë gjë ai.
Qytetari – Po te këta do vete. Tani sa vete kjo e inxhinierit?
Punonjësja e ZRPP – Katër që u bën venë 200 (mijë lekë).
Qytetari – 200 000 (lekë të vjetra). Nga 50 mi zure?
Punonjësja e ZRPP – E, këta ta kam lënë veç, këta ta kam lënë veç.
Qytetari – 50, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8. Pesëdhjetë, tetë herë dy gjashtëmbëdhjetë, 160 e 50, 210 (mijë lekë të vjetra). Shikoj një çik, 200 the mo? E kisha llogaritur për 60 prandaj them.
Punonjësja e ZRPP – 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8. Një qind e …
Qytetari – 60…
Punonjësja e ZRPP – 160 (mijë lekë të vjetra). Nëm atë 20, merre atë (50 mijë lekë të vjetra).
Qytetari – Urdhëro një 20.
Punonjësja e ZRPP – Edhe një tjetër edhe. Ja 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 në rregull?
Qytetari – Në rregull. Ore plasa, kam tre vite për 200 000 lekë.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA