“Djalli është gjallë, shëndetplotë dhe punon jashtë orarit për të minuar Kishën Katolike Romake”, tha Papa Françesku gjatë ditës së sotme nga Vatikani.

Në të vërtetë, Papa është kaq i bindur se Satani duhet të fajësohet për krizën e abuzimit seksual dhe ndarjet e thella që i kanë ndodhur Kishës, saqë ai i ka kërkuar katolikëve në mbarë botën, që të recitojnë një lutje të veçantë çdo ditë në tetor, në përpjekje për ta mposhtur atë.

“Kisha duhet të shpëtohet nga sulmet e një keqdashësi dhe në të njëjtën kohë të bëhet gjithnjë e më e vetëdijshme për fajin e saj, gabimet e saj dhe abuzimet e kryera në të tashmen dhe të kaluarën”, tha Papa Françesku një mesazh më 29 shtator.

Që kur ai u zgjodh në vitin 2013, Papa Francescu e ka bërë të qartë se ai beson se djalli është real. Në një dokument në prill, për shenjtërinë në botën moderne, Papa Francesku përmendi djallin më shumë se një duzinë herësh.

“Ne nuk duhet të mendojmë për djallin si një mit, një përfaqësim, një simbol, një figurë të fjalës, apo një ide. Ky gabim do të na çonte të ulnim rolin tonë, të bëheshim të pakujdesshëm dhe të përfundonim më të prekshëm”, shkroi ai në një dokument.

Kisha është goditur kohët e fundit nga një disa skandale abuzimi seksual, njëri pas tjetrit, nga Gjermania, në Shtetet e Bashkuara, në Kili, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA