24/05 15:52
Milani ka marrë një fitore të lehtë në Serie A ndaj Chievos me rezultatin 3-1. Suso dhe Higuain shkëlqyen në këtë ndeshje për kuqezinjtë.
Spanjolli ishte autor i 3 asisteve, ndërsa Higuain i dy golave, ndërkohë për Milanin shënoi edhe Bonaventura. Goli i vetëm për Chievon e vendit të fundit u shënua nga Pellissier, i cili e vulosi rezultatin e kësaj ndeshje në 3-1.
Ndërkohë, Lazio fitoi minimalisht 1-0 me Fiorentinën, ndërsa Atalanta u mund 0-1 në shtëpi nga Sampdoria.
Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 12 pikëve, në vendin e 10, por me një ndeshje më pak se kundërshtarët.
Top Channel