Skënderbeu mori përkohësisht kryesimin e Kategorisë Superiore pas fitores 0-2 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, 90 minutësh që vlerësoi më të mirin pavarësisht përpjekjeve të vendasve për të ndalur kampionët. Pas një fraksioni të parë pa gola, ekuilibrat u prishën me një lëvizje nga pankina e korçarëve.

Hoxhaj arriti të shënojë me kokë mes mbrojtësve të Luftëtarit vetëm dy minuta pasi kishte prekur fushën. Goli që vulosi dhe fatet e takimit erdhi sërish nga një asist i Gripshit, por këtë radhë ishte Dita që finalizoi aksionin m,e një goditje të saktë pranë pikës së penalltisë. në pritje të Partizanit të hënën, Skënderbeu kryeson me 1 pikë më shumë.

Kamza dhe Flamurtari u bënë protagonistë e ndeshjes më të bukur të së dielës në barazimin 2-2 që i dha secilave nga një pikë.

Fillimisht Sebino Plaku i dha epërsinë vendasve me një gol të hershëm por Bushic riktheu barazpeshën pas vetëm çerek ore.

Në fraksionin e dytë Musta kaloi për herë të parë në avantazh bregdetarët por Roloviç 2 minuta nga fundi fiksoi barazimin. Mrekullitë e portierit Kolici, i mohuan Kamzës fitoren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA