Kukësi-Partizani që do të luhet ditën e hënë është ndeshja që do të ketë vëmendjen më të madhe në javën e 8 të Kategorisë Superiore.

Në “Elbasan Arena” do të vihen përballë dy skuadra që si objektiv kanë titullin. Por, për trajnerin e “Të Kuqve”, Skënder Gega kjo ndeshje me Kukësin nuk është vendimtare për titullin.

“Po të ishim dy javë nga fundi, me kënaqësi do të thoja që jemi për titull. Por, kemi edhe 3 ndeshje për të luajtur. Për ne është sfida e radhës dhe ne duhet të marrim maksimumin. Është e rëndësishme të jemi 100% mirë fizikisht, të tjerat t’ia lëmë fushës së lojës”, deklaroi Gega.

Ndërsa të dielën do të luhen 4 ndeshjet e tjera të kësaj jave të 8. Flamurtari do të luajë sërish në transfertë, këtë radhë ndaj Kamzës, ku ai do të kërkojë të harrojë humbjen ndaj Laçit në mesjavë.

Trajneri Ilir Daja është i ndërgjegjshëm për vështirësitë e kësaj përballje: “Na pret një ndeshje e vësjhtirë me Kamzën, pasi kjo e fundit vjen nga një gjendje jo shumë e mirë, pasi nuk ka fituar në ndeshjet e fundit. Ne do të shkojmë në Kamëz për t’u klthyer te fitoret”.

Përveç ndeshjes Kamza-Flamurtari, ditën e dielë do të luhen edhe Tirana-Laçi, Luftëtari-Skënderbeu dhe Teuta-Kastrioti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA