Marc Marquez është treguar i papërmbajtshëm në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Tajlandës, në Botërorin e MotoGP.

Piloti spanjoll i Hondës arriti të marrë maksimumin në pistën tajlandeze, duke fituar të drejtën për të nisur garën nga vendi i parë.

Menjëherë pas 25-vjeçarit, në vendin e dytë u rendit Valentino Rossi me Yamahën e tij, që në këtë pistë po shfaqet mjaft konkurruese, ndryshe nga sa ka ndodhur deri tani.

Rossi, 9 herë kampion bote, regjistroi një kohë me vetëm 11 të mijëtat më të ngadaltë sesa ajo e Marquez, duke lënë në vendin e tretë pilotin italian Andrea Dovizioso, me Ducatin.

Renditja e provave zyrtare të Çmimit të Madh të Tajlandës vijon me Vinales në vendin e 4-t, Crutchlow në të pestin dhe Iannone në vendin e gjashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA