Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët grekë kanë finalizuar një operacion antidrogë në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, duke arrestuar në flagrancë 4 shqiptarë që po transportonin lëndë narkotike në drejtim të Greqisë.

Në përfundim të operacionit të koduar “Rrjeta”, veç 4 të arrestuarve janë sekuestruar edhe 76 kg kanabis sativa. Ata janë ndalur në afërsi të Igumenicës, rreth orës 2:30, në vendin e quajtur “Ambelia”, në zotërim të 4 çantave me në total 76 kg hashash.

Prangat iu janë vënë shtetasve të grupmoshave nga 20-41 vjeç, të identifikuar vetëm si K.L. dhe A.Z. nga Berati, A.K. nga Piqerasi i Sarandës dhe D.B., nga Lezha por me banim në Sarandë. Policitë partnere po vijojnë hetimet dhe shkëmbimin e informacioneve, në mënyrë që të dokumentojnë këtë rast narkotrafiku ndërkombëtar dhe për të identifikuar ndoshta edhe persona të tjerë të implikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA