Në Angli janë të sigurtë: Jose Mourinho do të shkarkohet nga stoli i Manchester United gjatë kësaj fundjave.

Ai që e ka bërë fakt të kryer largimin e portugezit nga drejtimi i “djajve të kuq” është tabloidi britanik “Daily Mirror”, që ka komunikuar me burime pranë klubit anglez, të cilët kanë deklaruar se situata me Mourinhon ka arritur deri aty sa klubi të vendosë shkarkimin e tij dhe nuk ka më kthim pas në këtë pikë.

Trajneri portugez është në një luftë të hapur me të gjithë. Me futbollistët, sidomos me Pogba, Sanchez etj., por edhe me personelin e ‘Old Trafford’, gjë që ka bërë që drejtuesit e Manchester United me në krye zv.shefin ekzekutiv, Ed Woodward, të humbasin durimin me të.

Një tjetër aspekt që ia bën shumë të vështirë gjërat Mourinhos është ai sportiv, pasi rezultatet e regjistruara deri tani nga Manchester United janë zhgënjyese. Për më tepër, në ndeshjen e Championsit ndaj Valencias, të përfunduar 0-0, tifozët në “Old Trafford” nuk ia kursyen vërshëllimat skuadrës së tyre.

Tashmë te drejtuesit e Manchester United po mendohet për zëvendësuesin e Mourinhos, që do të marrë edhe një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh. Zinedine Zidane është ai që shihet si favoriti për të marrë drejtimin e “djajve të kuq” dhe deri në momentin e zyrtarizimit të francezit, rolin e trajnerit të përkohshëm do ta bëjë Michael Carrick.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA