Në fushë, në kërkim për të harruar qoftë edhe për pak orë, një javë të gjatë e të mbushur me zhvillime mbi rastin e supozuar të përdhunimit, për të cilin edhe është akuzuar.

Në Udine, në orën 18 të pasdites së kësaj të shtune, të gjithë sytë do të jenë të fokusuar te Cristiano Ronaldo, i cili duket gjithnjë e më shumë i vetëm. Të gjithë janë në ankth, sesi do të reagojë ai përballë presioneve të forta të 72 orëve të fundit.

Massimiliano Allegri është shfaqur me nota të qeta gjatë konferencës për shtyp.

“Cristianon e shoh mirë, pavarësisht se çfarë kanë ndodhur. E njoh prej 3 muajsh dhe mund të them se, në 15 vite karrierë ka treguar profesionalizëm të madh brenda dhe jashtë fushave të blerta. Sigurisht edhe një qetësi të dukshme kudo. Ai është një njeri i dedikuar shumë edhe ndaj shoqërisë. Sa i përket mbrojtjes nga Juventusi, është e drejtë që klubi t’i ofrojë mbështetje në këtë moment delikat. Ai vet është fokusuar vetëm te ndeshja e nesërme (sot)”, është shprehur Allegri.

Ronaldo pushoi gjatë javës, duke mos u aktivizuar në ndeshjen e Champions League për shkak pezullimi, ndaj do të jetë titullar në takimin kundër Udineses. Sigurisht do të tentojë të gjejë rrugën e golit, që i mungon prej fitores ndaj Frosinones.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA