Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump vijon turin e saj afrikan, teksa pas vizitës në Malavi dhe Gana, këtë herë u ndal në Kenia, në një udhëtim të cilin po e kryen e vetme, pa bashkëshoritn e saj, presidentin amerikan, Donald Trump.

Melania e filloi ditën e saj me një ndalesë në një jetimore elefantësh, ku ndihmoi ushqimin me shishe të një elefanti të vogël dhe kaloi një kohë argëtuese, duke përkëdhelur disa të tjerë.

Më pas ajo veshi një kapelë të bardhë dhe bëri një tur të shkurtër safari në Parkun Kombëtar të Nairobit, duke kaluar mes zebrave, gjirafave dhe shumë kafshëve të tjera.

Zonja e parë vizitoi edhe një jetimore lokale fëmijësh, ku mbajti në duar foshnja, por edhe fëmijë të rritur që këndonin e kërcenin, ndërsa lexoi për ta edhe pjesë të një libri.

Melania Trump u takua edhe me homologen e saj, zonjën e parë e Kenias, Margaret Kenyatta, dhe mori pjesë në një shfaqje teatrore.
Zonja e Parë e Amerikës do të niset për në Egjipt të shtunën në mëngjes, përpara se të kthehet në Shtetet e Bashkuara.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA