Askush nuk do ta kishte menduar një konferencë për shtyp në orën 08:00 të mëngjesit në kampin e Manchester United, por njoftimit që prezantonte Jose Mourinhon para medieve iu përgjigjën thuajse të gjithë.
Polemikat e ditëve të fundit dhe rezultatet negative zgjuan kërshërinë e gazetatarëve, e ata që prisnin shumë nuk u zhgënjyen në njëfarë mënyre.
Vigjilja e ndeshjes ndaj Newcastle në kampionatin anglez të futbollit u pasurua me konferencën që zgjati vetëm 3 minuta e 32 sekonda. Në fillim, një informacion i përgjithshëm mbi të dëmtuarit, e më pas batutat mes të pranishmëve dhe trajnerit të Manchester United, e mbyllën mëngjesin aspak të zakonshëm të kësaj të premteje, shenjë e qartë nervozizmi te “djajtë e kuq”.
“Skuadra është në vështirësi për shumë motive. Është e vërtetë që ende nuk kemi fituar asnjë ndeshje në stadiumin ‘Old Trafford’, por as nuk kemi humbur. E pranoj nëse aventura ime përfundon këtu, pas 5 ndeshjesh pa fitore në shtëpi”, tha trajneri Mourinho.
Ai rrezikon të barazojë rekordin negativ të sezonit 1989-’90, që për pak sa nuk i kushtoi pankinën Sir Alex Fergusonit.
Kështu mbaroi konferenca “blitz” e Mourinhos, me 262 fjalë dhe vetëm 6 pyetje. Dyshimet mbeten të forta se, pa 3 pikët ndaj Newcastle, pankina e Manchester United do të mbetet bosh.
Top Channel