Rusia i hodhi poshtë akuzat për hakerim kompjuterash me pretekstin se sulmi i koordinuar mediatik kundër saj është thurur në mënyrë të tillë që të koinçidojë me një takim të NATO-s mbi luftën kibernetike.

Ambasadori rus në Britani, Alexander Yakovenko, deklaroi se akuzat e fundit, dhe mungesa e qarte e provave, nuk kanë qellim tjetër përveçse të dëmtojnë reputacionin e Rusisë.

Ajo që ne shohim, u shpreh ai, është një fushatë e mirëkoordinuar për diskretimin e vendit, e kjo për ne është e papranueshme. Zëdhënësja e ministres së jashtme ruse, Maria Zakharova e çoi një hap më tej ashpërsinë e reagimit kur foli për një “koktej diabolik akuzash të parfumosura”, pasojë e një imagjinate tejet të pasur, duke ironizuar kështu me shishen e rremë të parfumit që u pretendua se përmbante agjentin nervor Novitchok për helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi të enjten ngritjen e akuzave penale kundërshtarë zyrtarëve të zbulimit rus, në lidhje me përpjekjet për të futur në rrjetet kompjuterike të zyrtarëve ndërkombëtarë të anti-dopingut dhe organizatave që hetojnë përdorimin e armëve kimike nga Rusia.

Britania, Holanda dhe Australia kanë akuzuar gjithashtu Rusinë për veprimtari agresive kibernetike.

Top Channel