Përfaqësuesja shqiptare U21 po përgatitet për dy ndeshjet e fundit të mbetura për eliminatoret e kampionatit europian që zhvillohen në Itali vitin e ardhshëm.
Në një konferencë për shtyp trajneri Alban Bushi ka bërë të ditur emrat e grumbulluar për dy takimet, me Spanjën më 11 tetor dhe me Estoninë 5 ditë më vonë.
“Jam i kënaqur nga ndeshjet që kemi bërë por jo nga rezultati. Gjithmonë kemi pasur probleme me formacionin dhe mungesa, megjithatë loja jonë ka qenë e mirë por ka munguar rezultati dhe vetëm ai mbahet mend në fund, por edhe kemi dërguar shumë lojtarë të tjerë te Kombëtarja”, u shpreh Alban Bushi, trajneri i kombëtares U21.
Shqipëria ndodhet në grupin e dytë të këtyre eliminatoreve dhe renditet në vendin e parafundit pas 8 ndeshjeve të zhvilluara duke grumbulluara 6 pikë. Përball në këto ndeshje do të kenë kryesuesen e grupit Spanjën, me të cilën shanset i kanë minimale dhe me Estoninë që është skuadra e fundit në grupin tonë me vetëm 1 pikë.
Top Channel