Thierry Henry është kthyer në favoritin kryesor për të marrë pankinën e Aston Villës, pas zhvillimeve të fundit në klubin e futbollit anglez që shkarkoi Steve Bruce për rezultate negative.

Ish-sulmuesi i njohur i kombëtares franceze dhe Arsenalit ka bindur drejtuesit për të marrë postin prestigjioz, duke fituar një garë të fortë, në të cilën ishte diskutuar edhe emri i ish-mbrojtësit të Chelseat, John Terry.

Pas aventurës së suksesshme në Botëror me Belgjikën, si zëvendëstrajner, dhe pasi u përfol në verë për firmën me skuadrën e Bordosë, Thierry Henry vendosi të shkëputej nga platforma televizive “Sky”, që i jepte 4 milionë paund në vit si komentator.

Ish-sulmuesi ikonë i Premier League shihet si personazhi i duhur për të rivendosur Aston Villën në rrugën e duhur.

Edhe pse nuk ka shumë eksperiencë, vet emri i Henry mund të ndikojë pozitivisht në skuadrën që ka fituar vetëm një ndeshje nga 10 që ka zhvilluar së fundmi.

Miliarderi egjiptian Nassef Sawiris, që zotëron shumicën e aksioneve te Aston Villa, i ka garantuar një merkato cilësore në dimër, me qëllim që Henry të rikthejë klubin në elitën e futbollit anglez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA