Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Sipas policisë, personi i vënë në pranga është shtetasi Fjodor Islamaj, 21 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” Vlorë.
“Në kuadër të një procedimi penal me anë të metodave speciale të hetimit, filluar në muajin Maj të vitit 2018-të, më datë 04.10.2018 u finalizua operacioni “On Escape” ku në bazë të tij u vendos përballë përgjegjësisë penale shtetasi Fjodor Islamaj, i cili rezulton të jetë autori për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2018, ku janë sekuestruar 45 (dyzet e pesë) kilogramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva në tokën e tij në lagjen “24 Maji” Vlorë”, njofton policia.
Top Channel