Kur Thaçi vizitoi veriun e Mitrivocës, në anën tjetër të kufirit Aleksandar Vuçiç mobilizoi ushtrinë, por mëngjesin e sotëm ai ka anuluar urdhrin e gatishmërisë ushtarake.

Vendimin në fjalë Vuçiç e mori mëngjesin e sotëm bashkë me Komandantin Suprem të Ushtrisë së Serbisë.

“Presidenti i Serbisë dhe komandanti i lartë i ushtrisë serbe në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes, ka urdhëruar Ministrin e Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe gjeneralin e ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq për anulimin e gatishmërisë së forcave të reagimit të shpejtë”, thuhet në njoftimin e publikuar në mediat serbe.

Urdhërime për gatishmëri ushtarake Vuçiç e mori pikërisht në ditën e vizitës së presidentit Thaçi në Liqenin e Ujmanit dhe në territorin e veriut në përgjithësi. Gatishmëria luftarake dhe e ushtrisë u ngrit në nivelet më të larta në Serbi, pikërisht për këtë arsye.

Top Channel