Në të njëjtën ditë, kur zyrtarë të Shteteve të Bashkuara iu bashkuan atyre britanikë e holandezë për të akuzuar shërbimin informativ ushtarak rus “GRU” për sulme kibernetike, Rusia është hedhur në kundërsulm.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Shtetet e Bashkuara janë duke drejtuar një laborator armësh biologjike në shtetin e Gjeorgjisë, në një akuzë që përvijohet me pretendimet për shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe kërcënimin e drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë.

Në deklaratën e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon gjithashtu se, laboratori në Gjeorgji është pjesë e një rrjeti laboratorik të Shteteve të Bashkuara shumë pranë kufijve të Rusisë dhe Kinës.

Deklarata është bazuar kryesisht në materialet e ofruara nga ish-ministri gjeorgjian për Sigurinë Kombëtare, Igor Giorgadze. Ai është shprehur se laboratori në Gjeorgji është duke u menaxhuar nga Qendra “Lugar” për Studime të Shëndetit Publik.

Gjithsesi, zyrtarë amerikanë dhe gjeorgjianë i kanë hedhur poshtë prej një muaji pretendimet e Giorgadzes, ndërsa këtë të enjte, Ambasada amerikane në Gjeorgji nuk ka bërë asnjë koment pas akuzës së Rusisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA