Në aktivitet e shkollës së drejtorëve, paraditen e sotme, Kryeministri Rama u shpreh se nuk mund të bëhet asnjë krahasim me 5 vite më parë në sistemin tonë arsimor.

“Vendet nuk dallohen nga njëri-tjetri si rezultat e asaj që kanë, por asaj që dinë. Unë bëj shpesh krahasimin mes Shqipërisë dhe Izraelit, ata nuk kanë ujë, ne jemi vendi i dytë më i pasur në Europë. Por ata kanë sistemin më ekselent në botë, ndërsa ne ujin e kemi pasur problemin më të madh. Baza e dijes është shkolla. Pavarësisht atyre që mund të thuhen sot për atë që ne kemi bërë në këto 5 vite për shkollën, transformimi i sistemit tonë arsimor ka nisur nga rrënjët dhe po shtrihet në të gjithë hapësirën e këtij sistemi. Ka shumë për të përmirësuar, ka ende boshllëqe e të meta, si pasojë e të shkuarës, që janë aktive, por shkolla nuk ka vend për krahasim me atë të 5 viteve më parë. Tashmë, rekrutimi i mësuesve nuk është i lidhur me politikën që zhvillohet në interes të partive”, tha Rama.

Më tej, Kryeministri pranoi se drejtorët e nëndrejtorët e shkollave janë ende të varur nga politika dhe për këtë tha se “Shkolla e Drejtorëve” do t’i japë fund.

“Shkolla e drejtorëve është një burim dije që nuk ka të paguar. Shkollën e kemi ndarë nga politika nga niveli i mësuesve, por nuk e kemi ndarë shkollën nga politika nga emërimi i drejtorëve dhe nëndrejtorëve. Shkolla e Drejtorëve nuk do të jetë një metodologji me trajnimet më të mirë, me metodologjitë më të mira”, tha Rama.

Top Channel