Putin: Nuk ka nevojë për veprime ushtarake në Idlib

04/10/2018 02:16

Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se zona e çmilitarizuar në Idlib të Sirisë, ishte e efektshme dhe se nuk janë planifikuar veprime të mëdha ushtarake në rajon.

“Unë kam çdo arsye të besoj se do t’i arrijmë qëllimet tona, tha Putini duke iu referuar zonës së çmilitarizuar të ngritur nga Rusia dhe Turqia në Idlib, dhe kjo do të thotë që nuk priten veprime ushtarake në shkallë të gjerë”.

Më herët kishte reaguar edhe Organizata e kombeve të Bashkuara, por edhe shumë shtete të tjera perëndimore, të cilat kishin kërkuar që të shmangej operacioni ushtarak në Idlib, pasi mund të kishte pasoja katastrofike në aspektin humanitar.

Top Channel