Papa Francescu drejton mbledhjen e peshkopëve, nën “retë” e skandaleve të abuzimit seksual

04/10/2018 05:42

Papa Francesku hapi një mbledhje të peshkopëve të mërkurën, në një kohë kur Kisha Katolike është përfshirë nga disa re skandalesh mbi abuzimin seksual, me një peshkop që bojkotoi takimin dhe një tjetër që qëndroi në shtëpi për t’u marrë me pasojat nga skandali.

Ndonëse titulli zyrtar i sinodit është “Të rinjtë, besimi dhe ndarja profesionale”, skandali mbarëbotëror i abuzimit seksual duket i madh në sfond dhe shumë veta besonin se do të ishte pjesë e agjendës joformale në diskutime.

Në një Meshë të Hapur në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa u bëri thirrje udhëheqësve të Kishës që të mos lejojnë që besimi i gjeneratës së ardhshme të shuhet “me anë të mangësive, gabimeve dhe mëkateve tona”.

Në shenjat e presionit të jashtëzakonshëm që ka prekur Kishën nga skandali, arqipeshkvi Çarsh Chaput i Filadelfias kishte bërë thirrje për heqjen e sinodit në mënyrë që Vatikani të përqendrohej në përgatitjen e një takimi tjetër të peshkopëve për parandalimin e abuzimit seksual.

Kardinali Joseph Tobin, kryepeshkopi i Newarkut, New Jersey, qëndroi në shtëpi për t’u marrë me pasojat e skandalit dhe një peshkop holandez, Robert Mutsaerts i Den Bosch, bojkotoi, duke thënë se sinodi kishte mungesë besueshmërie.

Top Channel