Opozita kallëzoi në prokurori ditën e sotme Edi Ramën për kërcënim ndaj oficerit Nuhu dhe ndërhyrje në hetim, ndërsa vetëm pak minuta më pas ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit.

Rama i referohet si “dy gjysmagjela” kryetarëve të krupeve parlamentare të PD e LSI, Spaho e Vasili, të cilët depozituan kallëzimin, ndërsa thootë se është i gatshëm të hetohet, “duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve”.

“Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit “Babale 2”. I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon”, shkruan Rama nën Twitter.

Top Channel