Pa praninë e opozitës, Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme projektvendet për shtimin e buxhetit dhe stafit të organeve të reja të vettingut.

Tre projektvendimet kaluan me 72 vota pro.

Projektvendimet e miratuar janë: “Për një shtesë personeli në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”. “Për disa ndryshime të strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”. “Për shtesë të numrit të punonjësve dhe riklasifikim të pagave të administratës së Institucionit të Komisionerëve Publikë”.

Top Channel