24/05 15:52
E ardhmja e Cesc Fabregas është gjithnjë e më larg Chelsea-t. Sipas mediave britanike, mesfushori katalan nuk është i kënaqur me minutazhin e paktë në këtë fillim sezoni, pasi trajneri Maurizio Sarri preferon benjaminin e tij, Jorginho.
Duke marrë parasysh kontratën që përfundon në qershor, spanjolli po vlerëson seriozisht mundësinë e largimit nga blutë e Londrës. Gjatë merkatos së verës Milani shfaqi interes për 31-vjeçarin, por mes palëve asnjëherë nuk nisën bisedimet.
Nuk përjashtohet mundësia që spanjolli të largohet nga “Stamford Bridge” që në janar, sigurisht nëse palët do të vlerësojnë të arsyeshme ndarjen e parakohshme.
Top Channel