Fëmijët e një gruaje, e cila u gjet pa jetë në biznesin ku punonte dëshmuan sot në Gjykatë. Ata tregojnë se si babai dhe një njeri që nuk e njihnin sillnin në shtëpi një hoxhë që i kryente nënës së tyre rite që të nënshtrohej. Suela Sula u vra dhe për këtë është dënuar nga Gjykata e Shkalles së Parë bashkëshorti i saj me burgim të përjetshëm.

“E lagën gjithandej shtëpinë me ujë duke thanë se po largonin Xhindet. Të njëjtën gjë bënë edhe me nënën tonë, me shpjegimin se po i largonin shpirtrat e këqij dhe po e qetësonin. Aty ishte i pranishëm babai ynë dhe i akuzuari Fatjon Karmneshta”. Kjo është dëshmia e dy fëmijëve të të ndjerës Suela Sula dhe të të akuzuarit Sadedin Sula në një proces me dyer të mbyllura dhe përmes video-konferencës.

Gjykata e Krimeve të Rënda dëgjoi rrëfimin e fëmijëve të çiftit mbi skenat e dhunës në familje, deri edhe praninë e dy hoxhëve në shtëpi, me qellim që Suela Sula t’i nënshtrohej të shoqit Sadedin Sula, tashmë i dënuar nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm.

Në nisje të procesit për të akuzuarin tjetër Fatjon Karmneshta, që dyshohet se ka kryer krimin me porosi të bashkëshortit fëmijët kujtuan se si ai kishte sjelle dy hoxhë një burrë tjetër të panjohur që i këndonin fraza të pakuptimta të ëmës.

“Ata i hidhnin ujë se sipas tyre kështu mund të bëhej një grua e nënshtruar”, kujtuan fëmijët, “Mamaja na shikonte e trishtuar dhe kur e gjitha përfundoi na u lut mos t’i tregonim askujt”.

“Një natë” – tregoi vajza e çiftit, “Pasi mbylli punën në biznes, nëna u kthye në shtëpi. Por nuk ia hapen portën, as babai as gjyshi. Ka qëndruar jashtë ne shi gjithë mbrëmjen duke qëlluar portën e duke u lutur ta lejonin të hynte. Por ata nuk ia hapen, madje babai ngrinte zërin e televizorit që ne mos ta dëgjonim”

I biri kujtoi se kishte qenë dëshmitar okular kur Sadedin Sula pati tentuar ta mbysë Suelën me jastëk. Sipas tij të gjitha këto veprime i ati i kryente, sepse i akuzuari tjetër Fatjon Karmneshta, e kishte bindur se Suela nuk i kishte fëmijët me të.

“E futën vëllain e vogël në një dhome dhe deshën t’i merrnin flokë fshehtas, por aty hyri nena dhe ju kërkoi të bënin ADN në formën e duhur. Fëmijët kujtuan se në transformimin e të atit, kishte ndikuar punëtori i tij Fatjon Karmneshta, si i vetmi njeri që Sadedin Sula dëgjonte përpara se e ëma të vritej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA