“Pret a Manger” do të listojë të gjithë përbërësit e saj, përfshirë alergenet, pas vdekjes së një adoleshenteje britanike, e cila pati një reagim të tmerrshëm alergjik ndaj një panineje të firmës së njohur ushqimore.

Natasha Ednan-Laperouse përjetoi probleme të forta frymëmarrjeje dhe kaloi në atak kardiak gjatë një fluturimi, pasi e kishte blerë sanduiçin në Aeroportin “Heathrow”.

Ai kishte në përmbajtje susam, ndaj të cilit 15-vjeçarja ishte alergjike, por kjo nuk ishte shënuar në qese. Informacioni në paketim tregonte vetëm përbërësit e tjerë: angjinare, ullinj dhe bagetën vet.

Kreu ekzekutiv i firmës shprehu keqardhjen e thellë për incidentin.

“Mund t’iu them se kemi nxjerrë mësime nga kjo tragjedi, – u shpreh Clive Schlee. – Do të ketë ndryshime rrënjësore nga këtej e tutje. Zinxhir ushqimor do të nisë që nga muaji i ardhshëm t’i shënojë të gjithë përbërësit në paketim”.

Hetimi mbi vdekjen e Natashës në vitin 2016 nisi muajin e kaluar, pas këmbënguljes së madhe të prindërve të saj që kërkuan ndryshimin e ligjeve, me arsyetimin se ato kishin “luajtur ruletën ruse me jetën e vajzës së tyre”.

Rregullat ekzistuese nuk i detyrojnë kompanitë e ushqimeve të paketuara të tregojnë alergenet specifike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA