Presidenti amerikan Donald Trump e vuri në lojë akuzuesen e të nominuarit të tij për Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh duke thënë se Christine Blasey Ford nuk mbante mend detaje të rëndësishme nga dita kur thotë se ra viktime e agresionit seksual.

Komentet e tij, shefi i Shtëpisë së Bardhë i bëri gjatë një tubimi në Misisipi, ndërsa më herët e kishte ritheksuar mbështetjen e tij për gjykatësin. Publiku nisi të qeshte në përkrahjeve të pohimeve të Trumpit.

“Ka ndodhur përpara 36-vjetësh. Kisha pirë një birrë. O zot, po mirë në çfarë lagje ishte? S`e mbaj mend. Si u ktheve në shtëpi? S`më kujtohet. Po atje si shkove? Se mbaj mend. Ku ishte ky vendi. Nuk e di. Ku ishte shtëpia, pra? Nuk e di, isha poshtë, ngjita ca shkalle lart, nuk e di, nuk e di, di vetëm që piva një birrë. Dhe kështu shkatërrohet jeta e një njeriu”, tha Trump.

Ford deklaroi përpara komisionit të ligjeve në senat se Kavanugh e kishte sulmuar seksualisht në kohen kur ishin adoleshente. Ai vetë i ka hedhur poshtë me forcë të tilla pretendime. Trump ka urdhëruar FBI-në që të verifikojë pohimet e 51-vjeçares, por avokatet e saj mbrojtjes thonë se deri tani, nga byroja federale e hetimit nuk e ka kontaktuar askush. Është e paimagjinueshme sesi mund te kryhet një hetim po u intervistuar vetë personi i përfshirë, shprehen ata.

Top Channel