Top Story/ Agron Duka rrëfen prapaskenat e SMS-së të dërguar nga Donald Lu

03/10/2018 21:52

Ambasadori Amerikan Donald Lu, angazhohej nga mëngjesi deri në darkë për arritjen e një konsensusit për reformën në drejtësi, duke përdorur kështu të gjitha metodat. Më e fundit, ishte ajo e dërgimit të një sms-je në drejtim të disa deputetëve opozitarë.

SMS: I nderuar zoti Deputet! Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora 12 00 për t i’u informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, Donald Lu!

Pikërisht këtë sms e morën Agron Duka, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Fatmir Mediut dhe disa deputetë të tjerë. Ish deputeti Duka zbulon për Top Story, detajet e takimit në ambasadën amerikane, dhe njohjen e pasojave nëse nuk do të votonte reformën në drejtësi.

“Mua më ka ardhur një sms nga Ambasada Amerikane. Mu personalisht nuk më bëri përshtypje negative, sepse më ftuan pa temë. Shkova, takova dy punonjës të ambasadës, një takim kortezie me ambasadorin, shumë shkurt dhe ata dy punonjësit më thanë se duhet të votoni Reformën në Drejtësi sepse është reformë shumë shumë e rëndësishme për vendin tuaj, Gjë të cilën unë nuk kisha shumë nevojë, sepse unë vetë isha përgatitur që reforma në Drejtësi duhet të kalonte”, deklaroi z. Duka, ish-deputet i PAA.

Sipas Dashamir Shehit dërgimi i këtij sms-je nuk është aspak i drejtë. “Unë gjykoj që nuk është e drejtë, absolutisht”, shprehet ai.

Përmes këtyre sms dhe presionit të ushtruar, Donald Lu arriti të bindë 140 deputetët që të votojnë një nga një reformën në drejtësi. Për ironi, në mesin e deputetëve që votuan, ishte Armando Prenga, i akuzuar për përfshirje në ngjarje kriminale.

“Amerikanët e kanë dashur reformën patjetër më shumë se kryeministri Rama dhe po deshe më shumë se të gjitha palët politike”, tha analisti Alfred Lela.

Top Channel