Top Story/ Konflikti Llalla-Lu, analistët: Kryeprokurori flinte mbi dosje

03/10/2018 22:03

Donald Lu ishte njeriu që në njëfarë mënyre arriti të zhdukë kryeprokurorin Llalla nga sistemi i drejtësisë, për shkak të akuzave për pastrim parash.

Por nuk dihet nëse largimi i Llallës erdhi si pasojë e përfshirjes së tij në aferat e pastrimit të parave apo nga konflikti që Llalla dhe Donald Lu kishin me njëri – tjetrin.

Donald Lu sulmoi Prokurorin e Përgjithshëm me akuzën e sabotimit të Reformës në Drejtësi si dhe inkurajoi qytetarët që ti kërkojnë llogari qeveritarëve.

“Në fakt ky kryeprokuror me thënë të drejtën nuk mbajti një qëndrim të një njeriu shtet”, tha për Top Story, Dashamir Shehi.

“Prokurori i Përgjithshëm nuk ishte një prokuror i suksesshëm, ishte një prokuror që ishte kthyer në një problem, një njeri që flinte mbi dosje, në një vend ku korrupsioni ishte në nivele shumë të larta”, – tha Afrim Krasniqi.

Top Channel