Donald Lu, gjatë mandatit të tij në Shqipëri, iu desh të përballej dhe me problemin e kultivimit të hashashit në vendin tonë. Ky problem me përmasa të mëdha për nga rëndësia, sipas Deputetit të LZHK-së Dashamir Shehit, nuk ka qenë në axhendën e Donald Lu-së.

“Duke menduar se sa ka folur për gjëra të tjera, jam i sigurt se po të kishte bërë pak presion për kanabisin, por si duket nuk ka qenë në axhendën e vet”, tha z.Shehi.

Të njëjtin mendim në intervistat për Top Story dhanë dhe analistët Alfred Lela dhe Andi Bejtja.

“Kanabisi nuk ka qenë shqetësim i ambasadorit Lu dhe unë e gjej gabim sepse kanabisi u bë shqetësim kryesor me kalimin e viteve”, Tha Lela.

“Lu nuk ka folur jo vetëm për kanabisin por ka marrë pjesë edhe në konferenca me titull: “Kanabisi histori suksesi”, – Tha Bejtja.

Top Channel