Në fshatrat Zhitom, Fushë Peshtan, Drobonik dhe Bilçë ka plantacione me ullinj, ndër më të mëdha në vend. Prodhimi është vjelë, por si çdo vit, fermerët i ndëshkon rruga.

Plantacionet ndodhen në shpate mali dhe për të transportuar prodhimin fermerwt kalojnë përmes një rruge të keqe. Por në fshatin Bilçë thonë se rruga s’është i vetmi problem që kanë. Ata kërkojnë dhe agronomë.

Banorët thonë se plehrat kimikë i kanë blerë pasi ato që shiten nga drejtoria rajonale të bujqësisë kanë qenë të skaduara.

Top Channel