Laura është një spanjolle që jeton në Buenos Aires. Kthehet në vendlindjen e saj, një qytezë pranë Madridit, për të marrë pjesë në martesën e së motrës.
Gjithsesi, mbledhja familjare do të përfundojë duke sjellë ngjarje të papritura, që do të ndryshojnë përgjithmonë rrjedhën e ekzistencës së të gjithëve, të cilat do të ringjallin një të shkuar të varrosur prej një kohe shumë të gjatë.
Regjia dhe skenari i Asghar Farhadi, “Të gjithë e dinë” rrëfen historinë e Laurës, që me rastin e martesës së të motrës rikthehet bashkë me fëmijët në vendlindjen e saj, në zemër të një vreshtarie spanjolle.
Në një qytezë në mes të natyrës, marrëdhëniet njerëzore janë shumë të ndryshme nga ato që ndërtohen në qytet. Jemi larg kaosit dhe konfuzionit të metropolit, në një atmosferë të përfshirë në nostalgji.
Aty qeniet njerëzore gjenden shumë afër njëra-tjetrës. Duke pasur parasysh numrin e paktë të banorëve, të gjithë njihen dhe kanë një lidhje karakteristike të përbërë nga tiparet e lokalitetit.
Farhadi shprehet se, pavarësisht situatës së komplikuar që jetojnë personazhet e tij, të gjithë mbeten pak a shumë të thjeshtë, e nuk do të mund të ishin dot të tillë nëse problemet e tyre do të trajtoheshin në qytet. Kështu do të dilte një film krejt ndryshe.
Top Channel