Policia e Elbasanit ka paditur deputetin Luçiano Boçi si dhe disa persona të tjerë një ditë pas protestës së banorëve të fshatit Mengel, të cilët bllokuan për disa orë aksin rrugor Elbasan-Librazhd

Duke e cilësuar të paligjshme protestën e zhvilluar një ditë më parë, në përfundim të veprimeve të para hetimore nga Policia e Elbasanit ka paditur në Prokurorinë e këtij qyteti deputetin Luçiano Boçi dhe ndaj disa shtetasve të tjerë, të moshës nga 25 deri në 60 vjeç, për veprat penale “Shtyrja e të miturve në krim”, (neni 129) “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullimin e manifestim të paligjshëm”, “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

  Shkolla në Mengël, hapet pas 6 orësh rruga Elbasan-Librazhd

Policia e Shtetit ri-thekson edhe njëherë se nuk ka ushtruar asnjë lloj dhune, ndaj asnjë fëmije. Është pyetur në prani të të afërmve dhe psikologes, i mituri që u shfaq në disa media si i keqtrajtuar. Është kryer një akt ekspertimi për fëmijën, si dhe janë marrë në shqyrtim pamjet filmike në dispozicion. Nga të gjitha veprimet proceduriale të kryera, nuk rezulton që fëmija të jetë keqtrajtuar nga Policia apo të ketë ndonjë dëmtim.

Policia e Elbasanit edhe njëherë shpreh keqardhjen për akuzat e ngritura si dhe përpjekjen e bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, për të përbaltur punën e Policisë me qëllim pengimin në përmbushjen e misionit të saj, atë të shërbimit ndaj qytetarëve, të cilët për disa orë u penguan të qarkullonin në të dy kahet e aksit kombëtar Elbasan – Librazhd.

Zyrtarët thonë se godina e shkollës është e rrezikshme pasi ka pësuar dëme nga tërmeti i vitit të kaluar. Por megjithëse u është ofruar transporti falas për të ndjekur shkollën në Elbasan, prindërit nuk e pranojnë këtë zgjidhje. Që kur nisi ky vit shkollor, nxënësit me çanta në shpinë mblidhen para shkollës, ku madje prindërit e tyre hapën me forcë dyert e ndërtesës pak ditë më parë.

  Pas protestave, shkolla në Mengël nis restaurimin

Pas protestës maratonë të një ditë më parë, ku banorët e Menglit, së bashku me fëmijët e tyre bllokuan aksin nacional Elbasan-Librazhd për më tepër se 6 orë, duke paralizuar trafikun, ka filluar rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare të këtij fshati.

Top Channel