Në pritje të epilogut të javës së 7, Partizani konsolidoi kryesimin e kampionatit shqiptar me suksesin 3-0 ndaj Teutës.

Në 90 minutëshin e zhvilluar në stadiumin Selman Stërmasi, Demat e kuq mbyllën llogaritë që në pjesën e parë ndaj durrsakëve. Fillimisht ekuilibrat u prishën nga një gol me shumë fat i Asanit që u devijua nga muri, rrjetë e cila iu dedikua mbrojtësit Bitri, i dëmtuar.

I njëjti futbollist shënoi dhe golin e dytë pak para pushimit pas një gabimi të Teutës. Mungesa e reagimit të miqve i la hapësira ekipit të Gegës të krijojë dhe të shënojë sërish, këtë radhë me Mensah 8 minuta nga fundi. Me këtë sukses Partizani shkon në kuotën e 16 pikëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA