24/05 15:52
Jose Mourinho, pas çdo humbjeje apo barazimi e gjen gjithmonë një justifikim. Arbitri, një lojtar jo në nivelin e duhur, fati i keq…
Por, kësaj radhe, trajneri i Manchester United ka tejkaluar veten duke thënë se fajin për barazimin 0-0 të skuadrës së tij ndaj Valencias e kishte policia, që nuk kishte pranuar që të shoqëronte “Djajtë e Kuq” nga hoteli në stadium.
“E lamë hotelin në orën 18:00, duke menduar se 30 minuta do të ishin mjaftueshëm. Por, policia refuzoi që të na shoqëronte, kështu që erdhëm vetë dhe na u deshën 75 minuta për të shkuar në stadium. UEFA dhe arbitri lejuan që ndeshja të niste 5 minuta me vonesë, pasi na duhej të paktën gjysmë ore nxehje”, tha portugezi.
Top Channel