Katar, rinis kampionati i futbollit, por ‘Finalissima’ është ende në dyshim
Napoli ja ka dalë të marrë një fitore tepër të vlefshme në shtëpi ndaj një rivali si Liverpool, edhe pse vuajti shumë për të shënuar golin, i cili erdhi në të 90-tën me anë të Insigne.
Napoli e ka merituar tërësisht fitoren mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen e luajtur në San Paolo. Skuadra e Jurgen Klopp arriti të menaxhojë mjaft mirë situatën deri në minutat e fundit, por Insigne nuk ka falur duke i dhënë skuadrës së tij 3 pikë me mjaft vlera.
Por teksa në fushë nuk është evidentuar asnjë problem jashtë saj përplasjet mes tifozëve kanë çuar në spital disa anglezë, e në dhomat e qelisë disa të rinj napolitanë. Policia ka bërë me dije se ka identifikuar 28 të rinj që kanë sulmuar para ndeshjes pa asnjë motiv tifozët e ardhur nga Anglia.
Top Channel