Në atë që mund të konsiderohet si grupi më i paparashikueshëm i edicionit të sivjetshëm të Champions League, jo për nga emrat e mëdhenj në përbërje, por nga niveli thuajse i barabartë i skuadrave “mesatare”, gjermanët e Schalke 04 kanë rrëmbyer kryesimin, pas një fitoreje dramatike të arritur vetëm dy minuta nga fundi i ndeshjes me Lokomotivën e Moskës, në Rusi.
Bëhet fjalë për grupin D, aty ku marrin pjesë edhe Galatasaray dhe Porto, si dhe për ndeshjen e pasdites së kësaj të mërkure në “Rzd Arena” të Moskës. “Mbretërorët” e Schalkes iu falën golit të McKennie, në minutën e 88, që i ngjit gjermanët në krye të grupit në kuotën e 4 pikëve, në pritje të rezultatit të ndeshjes mes Portos dhe Galatasarayt.
Për çudi, Schalke 04 tregon përmes këtij suksesi se, në krahasim me Bundesligën, të cilën e ka nisur si mos më keq këtë sezon, në Champions ka një marsh më shumë.
Top Channel