Siç kishte njoftuar edhe më herët Ambasada, sot është dita kur do të nisin edhe aplikimet për Lotarinë Amerikane.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Ambasada bën të ditur se aplikimet do të nisin në orën 18:00 të pasdites, ndërsa do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në datën 6 nëntor, ora 18:00.

Në statusin në rrjetet sociale, Ambasada ka publikuar edhe një link me udhëzimet si të aplikoni dhe çfarë duhet të keni kujdes në plotësimin e formularit.

“Duke filluar nga sot, ora 18:00 deri në datën 6 nëntor 2018, ora 18:00, ju mund të aplikoni për Lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë! Vizitoni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti në shqip https://bit.ly/2l7myjg “, mbyllet njoftimi.

Top Channel