Bylykbashi: Nuk pranojmë vonesa në miratimin e Vetting-ut në politikë

03/10/2018 11:37

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, deputeti Oerd Bylykbashi tha se “opozita nuk do të pranojë dhe as tolerojë asnjë vonesë në miratimin e vetting-ut të politikanëve”.

Sipas deputetit demokrat, kjo lidhje ekziston në forma dhe kanale të ndryshme, që nga mbështetja politike për krimin, tek aksesi në institucionet shtetërore, tek favorizimi i bizneseve apo personave me lidhje kriminale në ekonomi.

“Një pjesë e madhe e kësaj mbështetje zhvillohet në kufijtë e ligjit: politikanët janë bërë të zgjuar dhe dinë si të japin mbështetje pa shkelur ligjin dhe pa lënë gjurmë. Ky është qëllimi kryesor i vetting-ut në politikë: të krijojë një filtër shtesë për pengimin e depërtimit të ndikimit dhe interesave kriminale në politikë”, u shpreh Bylykbashi.

Bylykbashi, i cili ishte përfaqësues i vetëm i Partisë Demokratike në Këshillin e Legjislacionit, deklaroi: “I gjithë procesi në këtë komision ka pikërisht këtë qëllim. Të vonojë, shtyjë dhe hedhë poshtë vetting-un e politikanëve. Shqiptarët e mbështesin vetting-un e politikanëve. Edi Rama ka deklaruar publikisht se është kundër. Ju po bëni dhe do të bëni gjithçka për ta zvarritur, por nuk do ta ndalni dot vetting-un e politikanëve. Siç nuk ndalët dot dekriminalizimin. Ne jemi të vendosur dhe do të bëjmë gjithçka për ta zbatuar. Në këtë vend nuk do të ketë as zgjedhje, as demokraci, as parlament, as drejtësi, as ekonomi, pa ndarë politikën nga krimi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA