Destinacionet e festave/ Zgjerohet harta e vendeve ku shqiptarët shkojnë për të festuar
26/12 15:42
Tërbufi dikur ishte kënetë. Por, sot është tokë e thatë. Prej më shumë se 25 vitesh në zonën e Çermë Serktorit nuk ka sistem vaditjeje.
Në një sipërfaqe prej pothuaj 3100 hektarë tokë nuk ka ujë në asnjë stinë të vitit përveçse kur bie shi.
Fermerët mundohen të mbjellin kultura, të cilat mund t’i rezistojnë thatësirës. Por, nuk presin rendimentin për të cilin dikur ka qenë e famshme Myzeqeja, atëherë kur fusha kishte një ndër sistemet më të mira të vaditjes, i cili u shkatërrua me kalimin e viteve.
Kanalet e tij sot kanë vetëm ujëra te zeza dhe çdo ditë e më shumë në Tërbuf për këtë arsye fermerët po i lënë tokat djerrë.
Top Channel