Erion Bogdani, trajneri i Shqipëria U-19, ka publikuar sot listën e lojtarëve të thirrur prej tij, në funksion të turneut zyrtar të UEFA-s, që zhvillohet në periudhën 1-16 tetor. Bien në sy emra që luajnë në kampionatin shqiptar, me skuadrat kryesore si Tirana, Partizani dhe Skënderbeu, por nuk mungon njëri prej tyre edhe nga Erzeni i Kategorisë së Parë (Redon Dragoshi).

Sigurisht, duke qenë se Italia është një pistë e njohur mirë nga “Bogu”, ku luajnë shumë shqiptarë të emigruar atje prej vitesh, ky vend mbetet një “fabrikë” për kombëtaren e kësaj grup-moshe. Ndeshjet e Shqipëria U-19 në këtë turne do të jenë sipas këtij kalendari:Më 10 tetor, do të luajmë kundër Ukrainës në “Niko Dovana”, ora 14:00.

Më 13 tetor, kuqezinjtë e drejtuar nga Bogdani do të sfidojnë homologët e Sllovakisë, sërish në “Niko Dovana” të Durrësit, ora 12:00. Më 16 tetor do të kemi përballë Novergjinë, po në Durrës. Më konkretisht, kemi të bëjmë me ndeshjet e grupit tonë, që i zhvillon ndeshjet në Shqipëri, në kuadrin e eliminatoreve të Europianit U-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA