
“Në Greqi fitoj 1000 euro si çoban, në Shqipëri merrja 250 mijë lekë”, Rama kundërshton qytetarin: S’ka më paga të tilla
24/02 10:30
Me anë të deputetes Jorida Tabaku, Partia Demokratike reagoi mesditën e sotme në lidhje me arrestimin një ditë më parë të Rrahman Rrajës, djalit të deputetit, i cili akuzohet për dhunë ndaj një vajze.
PD e cilëson arrestimin si fasadë, ndërsa Tabaku u shpreh se po synohet mbyllja e skandalit. “Arrestim për fasadë, në shkëmbim të heshtjes së opinionit publik. Ka synim edhe mbylljen sa më parë të skandalit”, tha Tabaku.
Më tej, deputetja e PD u shpreh se heshtja nuk do të tolerohet, ndërsa tha se do të jetë pjesë e shoqërisë civile në protestën e ditës së sotme në orën 17:30 përballë kryeministrisë.
Top Channel