Apokalipsi në Indonezi, rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti

01/10/2018 09:22

Niveli i shkatërrimit në qytetin indonezian të Palu-së pas tërmetit dhe tsunamit të fuqishëm që e goditën të premten, po shfaqet gjithmonë e më qartë me kalimin e orëve.

Të paktën 844  janë tani vdekjet e konfirmuara, një bilanc që sërish nuk është ai përfundimtar e pritet të rritet ndjeshëm pasi ekipet e shpëtimit të mbërrijnë në zonat thellë, ku nuk kanë hyrë ende. Autoritetet kanë nisur t’i vendosin viktimat në varre masive nga frika e përhapjes së sëmundjeve. Me dhjetëra vetë mendohet të jenë ende të gjallë nën gërmadha.

Në Palu, punonjësit e ndërhyrjes se shpejte po presin mbërritjen e makinerive të rënda për të kërkuar në rrënojat e një hoteli dhe një qendre tregtare.

Paslëkundjet e tokës që nuk kanë reshtur në zonë, e kanë vështirësuar së tepërmi punën e tyre duke ua shtuar edhe rrezikun. Linjat e komunikimit janë dëmtuar dhe prania aq e nevojshme e këtyre makinerive është e ulet, nuk kemi mjaftueshëm pajisje për numrin e madh të ndërtesave të shembura, tha zëdhënësi i agjencisë kombëtare të katastrofave natyrore.

Një paralajmërim për tsunami u lëshua të premten pasi tërmetit me magnitude 7,5 sipas shkallës rihter. Lëkundjet e dhunshme të tokës u pasuan nga dallgë 6 metra të lartë që u përplasen me forcë në breg duke shkatërruar çdo gjë që u dilte përpara. Presidenti indonezian Joko Widodo e vizitoi personalisht rajonin e prekur me kërkesën që përpjekjet për gjetjen e të mbijetuarve të vazhdojnë pa reshtur ditë dhe natë.

FOTO GALERI
9/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA