Shënimi i një autogoli është një lloj “drame” në botën e futbollit, por në Peru, ai është kthyer në një moment komik.

Gjithçka ndodhi në ndeshjen mes Melgarit dhe Sport Rosarios, e përfunduar me rezultatin 2-1 për vendasit, aty ku një prej protagonistëve ishte futbollisti i Sport Rosarios, Tapia Herrera, që i dha avantazhin skuadrës rivale me një autogol vërtet për të qeshur.

Në momentin e autogolit, portieri gaboi i pari, më pas një prej mbrojtësve doli huq në tentativën për të shpëtuar portën, e në fund lojtari i tretë nuk arriti do të largojë topin. Melgarit nuk i mbeti gjë veçse të festonte për golin e avantazhit të kësaj ndeshjeje, që në fund edhe e fitoi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA