Juve, rekordi 88-vjeçar “prishet” nga deklarata befasuese e Marottës

30/09/2018 13:14

Tetë fitore në 8 ndeshje sezonale! Ky është një rekord që Juventusi nuk e regjistronte prej 88 vitesh, e gjithçka erdhi pas fitores 3-1 ndaj Napolit.

Për më tepër, ky sukses ndaj skuadrës së Ancelottit i jep mundësinë “Zonjës së vjetër” të krijojë shkëputjen, teksa e sheh veten 6 pikë para napolitanëve.

Megjithatë, jo gjithçka u mbyll me festë për juventinët. Shefi ekzekutiv i klubit torinez, Beppe Marotta i ka befasuar të gjithë, teksa ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

“Mandati im si shef ekzekutiv i klubit mbyllet më 25 tetor, – tha Marotta. – Klubi dhe aksionerët po zbatojnë politikën e rinovimit. Emri im nuk do të jetë në listën e kandidatëve për këtë post”.

Beppe Marotta u bë pjesë e bordit drejtues të Juventusit në vitin 2009, kur la klubin e Sampdorias. Së bashku me Fabio Paratici, ata ndihmuan “Zonjën e vjetër” që të fitojë 7 tituj kampion në Serie A radhazi, si dhe të luajë në dy finale të Champions League.

Në të njëjtën kohë, gjatë periudhës së Marottës, Juventus ka fituar edhe 4 Kupa të Italisë dhe 3 Superkupa italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA