24/05 15:52
E ardhmja e Eden Hazard te Chelsea nuk është e sigurtë, edhe pse ai ka edhe dy vite kontratë me “Blutë” e Londrës.
Vet mesfushori belg ka shfaqur dilemën e tij për rinovimin apo jo të kontratës me Chelsean, në një intervistë për “Bein Sports”, ku pranoi se ka menduar largimin nga kryeqyteti britanik.
“Pas Botërorit desha të largohesha”, tha Hazard.
“Por, pasi fola me trajnerin dhe drejtuesit e klubit, vendosa që të qëndroj. Ishte zgjedhja e duhur. Kam ende dy vite kontratë me këtë skuadër, por nuk e di nëse do ta rinovoj atë. Ndoshta po, ndoshta jo. Do të ishte shumë e lehtë për mua qëndrimi përjetë te Chelsea, por sido që të shkojnë gjërat, unë do të jem i lumtur”, deklaroi ai.
Top Channel