Atalanta humbi në transfertë me Fiorentinën, në një ndeshje ku Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti qëndruan në stol përgjatë 90 minutave.
Skuadra bergamaske u mposht 2-0 në “Artemio Franchi”. Veretout me 11-metërsh dhe Biraghi ishin autorët e golave për vendasit, që me këtë sukses e shohin veten në kuotën e 13 pikëve, në vendin e tretë të klasifikimit.
Ndërkohë, Bologna fitoi 2-1 ndaj Udineses në “Dall’Ara”, me gola të Santander dhe Orsolinit, duke e bërë të pavlefshëm finalizimin e Pussettos.
Frosinone u mposht 1-2 nga Genoa. Vazhdon të shkëlqejë për ekipin nga Gjenova sulmuesi Piatek, i cili me dy golat e tij i dha triumfin miqve.
Ndërsa Chievo nuk po del nga kriza. Veronezët koleksionuan disfatën e radhës në Serinë A, pasi u mposht 0-1 në “Bentegodi” nga Torino. Goli për torinezët u shënua nga Simone Zaza.
Top Channel